English

“Joshja si karrem”- Hetimet për shqiptarin e masakruar: Vrasësi doli nga shkurret

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në një pyll në Paderno del Grappa, në Itali.

- Advertisement -

Dedja u vra me 20 plagë me thikë të shtunën, 20 janar 2024. Trupi i tij u gjet mëngjesin e ardhshëm në një pyll në Paderno del Grappa, nga një mik me të cilin duhej të shkonte për peshkim.

Sipas mediave të huaja, hetimet kanë zbuluar se viktima mund të jetë joshur në pyll nga një person që e njihte, ndërsa vrasësi ishte fshehur në shkurre.

Autoritetet kanë shqyrtuar bisedat, profilet sociale dhe tabulatet telefonike të kopshtarit shqiptar, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte, për të kuptuar se kush duhej ta kishte takuar Dedjan atë pasdite dhe të gjenin konfirmime për “jetën e dyfishtë” të viktimës.

Dje, e hënë 29 janar 2024, ka mbërritur edhe RIS për të analizuar vendin e krimit dhe makinën e viktimës.

Ditën e djeshme specialistët e Departamentit të Hetimeve Shkencore nisën një analizë të plotë të vendit ku u vra brutalisht Bledar Dedja, më 20 janar 2024.

U kontrollua po ashtu zona ku u gjet Mercedesi i Dedjes Class B, i cili ishte pak më larg se kufoma e 39-vjeçari shqiptar, viktimë e rreth 20 plagëve me thikë, një prej të cilave fatale dhe i ka shpuar mushkëritë.

RIS do të fokusohet kryesisht në kërkimin e gjurmëve të vrasësit në zonën përreth, por do t’i kushtojë vëmendje të veçantë pjesës së brendshme të Mercedes B-Class. Duke pasur parasysh se zona është e aksesueshme për publikun prej më shumë se një javë, hetimi bëhet më kompleks, por hetuesit synojnë të ngushtojnë hipotezat duke u fokusuar te automjeti.

Dedja u josh përmes një “karremi” dhe u vra nga një person i tretë

Ndërsa Ris kërkon në pyll në kërkim të armës së vrasjes dhe çelësave të makinës, hetuesit përpiqen të rindërtojnë dinamikën e vrasjes.

Hipoteza kryesore për momentin është se bëhej fjalë për një krim seksual ose pasioni. Zbulimi i trupit me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë të shkaktuara me pasion të çojnë te një krim i kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person (grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili do të kishte vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi do të ishte fshehur në shkurre, gati për të goditur.

Një “jetë e dyfishtë”: dyshimet e gruas

Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39-vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”.

Gruaja dyshoi për diçka, aq sa disa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar të njohurit e të shoqit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?