English

Juglindja pa paketa turistike, synohet pritja e më shumë turistëve në të 6 bashkitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juglindja ende nuk e ka një paketë turistike të përbashkët edhe pse vitet e fundit janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një të tillë.

- Advertisement -

Në takimin e komitetit rajonal të turizmit të mbajtur në Lin të Pogradecit aktorët kryesorë të institucioneve të pushtetit lokal dhe jo vetëm kanë diskutuar problematikat dhe përgatitjen e të 6 bashkive të qarkut për sezonin turistik.

Sipas tyre, një paketë e përbashkët turistike do të shtonte numrin e ditëve të qëndrimit për turistët e nga ana tjetër do të jepte shtysë promovimit të gjithë rajonit juglindor

“Me këtë po punojmë, kemi dy vite që po punojmë, janë pjesë burokratike që e kanë ndaluar, ne po pjmojm dhe me Ohrin e Strugen që i gjithë ky pellg të ketë një paketë të përbashkët turistike dhe për ti mbajtur sa më gjatë në rajonin tonë”, Ilir Xhakolli, kryetar i bashkisë Pogradec.

“Detyra e bashkive është të hartojnë politika, paketat i harton agjencitë turistike, ata që i shesin tek klientët. Politikat e bashkisë së Korçës jemi në një nga 4 bashkitë e mëdha që mbështetemi Turism For Albania dhe jemi e vetmja që përfitimin e kemi kërkuar rajonale, logon, programi, plani i veprimit deri në sajtet e promovimit rajonal. Ne po punojmë për  një album të përbashkët”, tha Benila Themeli, nënkryetare e bashkisë Korçë.

“Është diskutim i shëndetshëm që meriton të marrë vëmendjen e duhur. Nqs deri pak vitesh ka qenë që bashkia e privatizonte turizmin, sot duhet rajonalizuar. Secila bashki duhet të ketë rol proaktiv për të promovuar edhe territoret e bashkive fqinje, në kuadër të një përpjekje të aktiviteteve të përbashkëta, por më zëra buxhetore që i shkojnë linjës së zhvillimit të rajonit. Është koha që këtë zhvillim ta shohim jo tek një bashki por si paketë si qarkun tonë”,-tha Nertil Jole, prefekt i qarkut Korçë.

Në qoftë se burokracitë kanë ndaluar krijimin e një pakete të përbashkët turistike, guidat turistike janë një hap më para, duke e krijuar paketën rajonale turistike

“Ne e kemi gati si guida. Janë krijuar tur operatoret e parë për të promovuar rajonin. Një paketë rajonale do sillte me tepër turistë dhe me tepër kohë të qëndrimit të tyre. Me tepër kohë në Korçë, Kolonjë, Pustec, Devoll Pogradec e me radhë. Jemi në fazat e para, prespektiva dhe e ardhmja është drejt një paketë rajonale qe do të ketë numër më të madh turistësh. Institucionet janë të ngadaltë janë burokrate, tregu dhe vrulli nuk e pret, e bën biznesi dhe shoqëria civile”,-tha Eriseld Kalemaj, “Korça Alpin”.

Qarku i Korçës vitin e kaluar mirëpriti afro 1 milion turistë, numër që pritet të jetë më i lartë këtë vit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?