English

Julian Deda i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt në Tiranë/ 5 zhvillimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Julian Deda: I gatshëm të kandidoj përballë Erion Veliajt nëse e vendosin demokratët

Aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Deda deklaroi se kjo duhet të vendoset nga të gjithë demokratët përmes primareve.

Lexoni për më shumë: Julian Deda: I gatshëm të kandidoj përballë Erion Veliajt nëse e vendosin demokratët

  • ‘Je kokrra e komunistit’, Alibeaj përplaset me Majkon në Komisionin e Ligjeve

Debate të ashpra ka pasur sot në Komisionin e Ligjeve mes Enkelejd Alibeajt dhe Pandeli Majkos për dosjet e Ish-Sigurimit.

Në fjalën e tij Alibeaj nënvizoi se çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin e të drejtës së informimit.

Menjëherë ndërhyri Majko, i cili tha se janë më të rezervuar në hapjen e dosjeve. Ndër të tjera Majko tha se nuk e kanë mbajtur spiunët rregjimin komunist, por disa të tjerë.

Gjatë debatit Majko e quajti Alibeajn adoleshent, ndërsa ky i fundit u shpreh se ai është kokrra e komunistit.

Lexoni për më shumë: ‘Je kokrra e komunistit’, Alibeaj përplaset me Majkon në Komisionin e Ligjeve

Enkelejd Alibeaj dhe Pandeli Majko
  • Homeland Justice publikon “numrat e telefonit të shqiptarëve”

Homeland Justice ka publikuar të dhënat e radhës të titulluar “numrat e telefonit të shqiptarëve”.

Tashmë në rrjet mund të gjesh mijëra numra telefoni të shtetasve shqiptarë, emër, mbiemër, si dhe numrat e kartave të identitetit.

Hakerat thonë se shkak i sulmit është mbështetja për muxhahedinët që po strehohen në kampin e MEK në Manëz.

Disa ditë më parë hakerat publikuan lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Lexoni për më shumë: Homeland Justice publikon “numrat e telefonit të shqiptarëve”

Foto Ilustruese
  • Pedagogu nga Berati me qira në Tiranë: Marr 60 mijë lekë në muaj, s’blej dot shtëpi

Ka lënë Beratin për të dhënë mësim në Tiranë. Erison Karamani është një pedagog i ri që pasi përfundoi studimet me rezultate maksimale në master shkencor në Inxhinieri nafte dhe gazi, zgjodhi që kontributin e tij ta japë në Shqipëri, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij që ikin jashtë.

25-vjeçari prej një viti punon në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Erisoni paguhet vetëm 600 mijë lekë të vjetra për punën në auditor.

“Aktualisht unë marrë 600 mijë lekë. Unë jam i ardhur në Tiranë, pra nuk kam shtëpinë time, jetoj me qira. Gjysma e rrogës më shkon tek qiraja, duhet të heq jetesën time, veshjet. Kostoja e jetesës në Tiranë dihet sa është. Edhe para krizës ishte e vështirë, imagjino tani me këtë rritje që kanë pësuar çmimet”, thotë pedagogu.

Lexoni për më shumë: Pedagogu nga Berati me qira në Tiranë: Marr 60 mijë lekë në muaj, s’blej dot shtëpi

  • Amnistia, ‘molla e sherrit’, këndvështrimet e ndryshme të Ramës dhe ndërkombëtarëve

Kryeministri Edi Rama është shfaqur kritik ndaj ndërkombëtarëve në lidhje me qëndrimet e tyre për amnistinë fiskale. 

Ai i konsideron mungesë respekti reagimet kundër të ambasadave dhe përfaqësive perëndimore në Tiranë.

“T’i vish Shqipërisë dhe t’i thuash që amnistia, përse është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë, të gjithë miqve të shtrenjtë dhe partnerëve tanë u do t’u them respekti reciprok është A-ja e punës time në funksion të drejtimit të qeverisë”, thoshte Rama më 15 korrik.

Zyra e BE u përgjigj me Ambasadoren Christiane Hohmann që foli pas dorëzimit të raportit të progresit.

Lexoni për më shumë: Amnistia, ‘molla e sherrit’, këndvështrimet e ndryshme të Ramës dhe ndërkombëtarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?