English

Juristi i burgut të Rrogozhinës me COVID-19, vetizolohen 3 punonjës, përfshirë drejtorin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juristi i burgut të Rrogozhinës rezulton të jetë i prekur nga COVID-19, çka ka bërë që 3 punonjës të tjerë të këtij burgu, përfshirë edhe drejtuesin e tij, Agim Tafaj  të vetizolohen në shtëpitë e tyre.

- Advertisement -

Gazetari i Euronews Albania, Xhevair Zhabina bëri me dije se veç z.Tafaj, janë edhe 2 punonjës të policisë së burgjeve që janë vetizoluar.

Sipas burime nga Drejtoria e Burgjeve thuhet se këta persona nuk kanë arritur të kenë kontakte me regjimin e brendshëm ndaj nuk ka të prekur të tjerë, por ditët në vijim priten analiza të mëtejshme.

Në këtë kuadër është bërë edhe zëvendësimi i drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, në vend të Agim Tafaj është komanduar Genc Fejzullahu.

Në burgun e Rrogozhinës ndodhen 306 të burgosur, nga të cilët 150 përfitojnë nga leja e posaçme tremujore e miratuar me aktin normativ të qeverisë.

Mund të lexoni gjithashtu:

Akti normativ shkon në burgje, 600 të dënuar do vetëizolohen për tre muaj në shtëpinë e tyre

Publikohet Akti Normativ, kategoritë e të dënuarve që përfitojnë lirinë nga COVID-19

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?