Juventus edhe një herë tjetër dëshmon se këtë sezon synon çdo trofe të mundshëm.
Me një lojtar si Cristiano Ronaldo në skuadër gjithçka ishte më e thjeshtë për “zonjën e vjetër” që mundi Romën me rezultatin 3-1.
Bardhezinjtë e gjetën rrugën e rrjetës tre herë që në fraksionin e parë, duke hipotekuar kualifikimin për në gjysmëfinale pa shumë vështirësi.
Fillimisht Ronaldo zhbllokoi rezultatin, teksa me një goditje diagonale mposhti portierin kundërshtar, duke ndezur stadiumin “Alianz”.
Në të 38-ën ishte radha e Rodrigo Bentancur që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë një përgjumje e mbrojtjes së Romës i krijuan mundësinë Leonardo Bonucci që me kokë të shënonte dhe golin e tretë.
Në pjesën e dytë miqtë ngushtuan diferencën pas autogolit të Bufon, por e patën të pamundur që të ndryshonin fatin e këtij takimi.