English

Juventus fiton derbin e Italisë, rimerr sërish kreun e renditjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juventusi u rikthye sërish në vendin e parë të renditjes pas fitores 2-0 që arriti përballë Interit në derbin e Italisë. Zonja e vjetër e zgjidhi çdo gjë në pjesën e dytë duke realizuar 2 herë me Ramseyn dhe Dybalan.

- Advertisement -

Pjesa e parë ishte e vakët me skuadrat që patëm pak raste. Mungesa e tifozëve ndikoi shumë pasi sfida nuk ngjante aspak me derbin e Italisë por dukej si një ndeshje miqësore.

Megjithatë në fund tre pikët janë me se të vlefshme për Juventusin që arrin të fitojë për herë të dytë në këtë sezon përballë Interit. Formacioni i drejtuar nga Conte zhvilloi një ndeshje shumë larg pritshmërive pasi në asnjë moment nuk mundi të dilte rrezikshëm përpara portës së Juventus duke firmosur një kapitullim pa kushte.

 Pas kësaj disfatë Zikaltrit” shkëputen me 9 pikë nga vendi i parë i renditjes edhe pse kanë një ndeshje më pak.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?