Juventus mbetet jashtë Champions League. Bardhezinjtë u mposhtën 4-3 në Lisbonë nga Benfika dhe tashmë e shohin veten jashtë garës për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit.
Portugezët e dominuan takimin, teksa në minutat e fundit bardhezinjtë tentuan të reagonin duke shënuar dy herë dhe duke rihapur takimin, por që nuk vleu për asgjë.
Skuadra e Alegrit nuk e ka të sigurt as vendin në Ligën e Europës.
Në ndeshjet e tjera, Milan mposhti Dinamon e Zagrebit me rezultatin 4 me 0, PSG mposhti Makabi Hajfa 7 me2, ndërsa Real Madrid u mposht 3 me 2 nga Lajpcig.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Bombë’ nga Premier League, Ronaldo kërkon rikthimin
- Ronaldo drejt Chelsea-s? Portugezi dhe Broja mund të jenë shokë skuadre në janar
- Cristiano Ronaldo ‘dhunoi’ tifozin, portugezi kundërshton akuzat e ngritura