English

“Ka vend për përmirësim”, Dumani flet për marrëdhënien me Policinë e Shtetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë prezantimit të raportit vjetor të SPAK, Altin Dumani theksoi para anëtarëve të KLP-së edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Shtetit. Ai shpjegoi më tej që përtej vlerësimit dhe marrëdhënies së mirë me këta të fundit, ka patur edhe nga raste teksa janë vënë në pranga punonjës të policisë dhe jo vetëm.

- Advertisement -

Sipas kreut të SPAK, kjo nuk bën që të njolloset Policia e Shtetit apo marrëdhënia me Prokurorinë e Posaçme. Ai shton se ka gjithmonë vend për përmirësim.

“Raporti me policinë është i mirë. Ne bashkëpunojmë me ta edhe gjatë hetimeve paraprake. Në disa çështje, ne kemi angazhuar oficerët  e policisë së shtetit në kryerjen e hetimeve të çështjeve që ndjekim.

Siç rezulton edhe nga hetimet tona gjatë vitit 2024, ne kemi patur procedime penale, të cilët janë hetuar dhe arrestuar punonjës të Policisë së Shtetit, kryesisht për lidhje me krimin e organizuar, flasim për funksionarë të nivelit të mesëm por edhe të lartë të Policisë së Shtetit, të përfshirë në krim të organizuar.

Ka patur raste edhe për kolegë tanë, pra prokurorë por edhe gjyqtarë. Fakti që janë proceduar punonjës policie për vepra penale të ndryshme, nuk bën pis gjithë Policinë e Shtetit, kjo pasi ka djem dhe vajza profesionalë dhe të përgjegjshëm. Kemi një bashkëpunim të mirë por ka vend për përmirësim”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?