Pas riparimit të fasadave në lagjen “Shënkolli” rrjetat e telave merimangë i sheh kudo nëpër pallate.
Është shqetësuese jo vetëm për pamjen estetike, po përbën rrezik elektriciteti kryesisht kur ka reshje shiu.
Rikonstruksioni i pallateve, që përfshinte veshjen nga jashtë të objekteve ku jetojnë qindra familje, bëri që kabujt elektrike, të telefonisë dhe ato të internetit të kthehen në shqetësim për banorët.
Ato i sheh të varura kudo, madje edhe në rrugën ku kalojnë banorët.
“Po mund të bien në kontakt me kushtet atmosferike lagështinë, shiun, breshrin, kështu që të dëmshme janë”, thotë një banore.
“Po ndonjë plakë mund të kalojë, mund të pengohet dhe të bjerë. Por edhe fëmijët e vegjël”, shprehet një tjetër.
Përpos shqetësimeve të banorëve, këto pamje tregojnë qartë situatën e krijuar në lagjen ‘Shënkolli’ në Elbasan.
Inxhinieri i punimeve i premtoi banorëve që rrjeti i kabujve që përshkojnë pallatet do të rehabilitohen dhe nuk do të jenë rrezik për ta. Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 muaj, ende ato vijojnë të jenë prezente.
LEXONI GJITHASHTU: