English

Kalenja e braktisur, mungesa e shërbimit shëndetësor problem për banorët e mbetur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koha ka mbetur në vend në Kalenjë të Mallakastrës. Dikur një fshat që numëronte rreth 120 shtëpi tani ka mbetur vetëm me disa banorë që  kujtojnë kohën e dikurshme.

- Advertisement -

Dyert dhe portat e shumë shtëpive janë të mbyllura, ashtu si shkolla e fshatit, e cila prej vitesh është mbyllur pasi nuk ka asnjë fëmijë.

Të mbeturit në fshat, me ndonjë përjashtim, janë të moshuar që kanë nevojë për shërbim ndërsa fëmijët janë larguar për të punuar dhe siguruar jetesën jashtë vendit.

Mungesa e shërbimit mjekësor është një nga problemet më të mëdha që ata kanë. Edhe pse në moshë të thyer për një injeksion apo vizitë ata duhet të zbresin disa kilometra deri Ballsh apo në Panahor.

“Dikur ka pasur shkollë, tani nuk ka as shkolle as qendër shëndetësore. Vemi në Ballsh, atje kurohemi. Ka pasur rreth 150 familje fshati Kalenjë, tani nuk ka këtu. Mund ta marrësh mjekun por sëmundja nuk pret. Dy djem që kam janë në Itali. Të rinj nuk ka, kanë ikur, mosha ime e lartë janë. U hap emigracioni, ikën, do ushqehen”, thotë një banor.

Teksa ditët kalojnë një tjetër derë mbyllet, duke cuar në shpopullimin e Kalenjës që dikur ishte një vend plot jetë e gjallëri .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?