Një nxënës u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me thikë jashtë Shkollës së Mesme Santa Ana në qytetin me të njëjtin emër në Kalifornian Jugore, tha policia lokale.
Tre studentë, të gjithë meshkuj, u dërguan në spital, ku njëri prej tyre vdiq, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, tha zëdhënësja e policisë Natalie Garcia, sipas Associated Press.
Incidenti ndodhi ndërsa nxënësit po largoheshin nga shkolla pasi mbaroi mësimi, tha zëdhënësi i distriktit shkollor Fermin Leal.
Sipas zyrtarëve, në sulm morën pjesë edhe persona që nuk ishin nxënës të shkollës.
Policia është duke kërkuar të paktën dy persona të dyshuar për sulmin, dhe lidhja e tyre me shkollën dhe motivi i sulmit janë aktualisht të panjohura.
Pas incidentit, të gjitha programet jashtëshkollore dhe aktivitetet sportive u anuluan.
Santa Ana, një qytet me rreth 300,000 banorë, ndodhet 50 kilometra në juglindje të Los Anxhelosit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kalifornia padit Trump: Tarifat doganore janë të paligjshme dhe shkaktojnë dëme
- Tërmeti 5.2 ballë godet Kaliforninë afër San Diegos