English

Kaliforni, kompania private synon vaksinën ndaj COVID-19 me një injektim të vetëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pandemia e coornavirusit i ka bërë kompanitë farmaceutike që të punojnë në garë për të krijuar një vaksinë që mund ta luftojë sëmundjen.

- Advertisement -

“Arcturus Therapeutics” është një prej kompanive që po punon për të zhvilluar një vaksinë që mund të realizohet me një dozë të vetme injektimi.

“Po të shohësh imazhet e coronavirusit nëpër internet, është një sferë me kunja që dalin prej saj. Kunjat janë ato që po luftojmë. Në vend që të injektojmë një virus të vdekur, apo një virus të modifikuar, ne duam të ndërtojmë një antigjen “s” me kunja, ato që shihni te coronavirusi. Ato duam të ndërtojmë brenda trupit. Për të arritur këtë, ne injektojmë RNA dhe RNA. Pasi futet brenda qelizës, ajo krijon antigjenin S, atë me kunjat e vogla. Pasi trupi sheh kunjat, ndërton një përgjigje dhe na mbron nga coronavirusi”, tha Joe Payne, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Arcturus Therapeutics.

Kompania me bazë në Kaliforni ka marrë një grant prej 10 milionë dollarësh nga Bordi i Zhvillimit Ekonomik në Singapor, dhe po punon me Duke-NUS, një bashkëpunim midis universitetit të mjekësisë “Duke University School of Medicine”, dhe Universitetit Kombëtar të Singaporit, për të realizuar prodhimin e mundshëm.

“Prodhimi do të bëhet këtu dhe testimi në singapor. Edhe Provat klinike do të bëhen në Singapor”, tha Payne.

Kompania po punon 24 orë në ditë me shpresën që të marrë miratimin për të nisur provat klinike në Singapor.

“Janë dy miliardë njerëz në botë që do të dnin të kishin një vaksinë për coronavirusin. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë herë tjetër në histori kur t’u jetë bërë një kërkesë kaq e madhe industrisë së farmaceutikëve”, tha Payne.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?