Zjarret në Los Angelos të cilat kanë shkaktuar mijëra dëmtime dhe humbje jete, mesa duket janë qetësuar pasi erërat e forta të cilat i kanë nxiutur këto zjarre, janë pakësuar.
Erërat e forta që fillimisht ndezën flakët dhe penguan përpjekjet e shpëtimit janë dobësuar. Nga raportimet bëhet me dije se është bërë e mundur zbehja e dy zjarreve më të mëdha që dogjen në një total prej rreth 40 mijë hektarësh.
Të paktën 25 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 12,000 struktura janë shkatërruar në disa nga zjarret më të mëdha që kanë përfshirë qytetin e dytë më të madh të Amerikës.
Paralajmërimet për flamurin e kuq janë hequr nga Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), por mund të kthehen brenda pak ditësh pasi situata mund të përkeqësohet.
Parashikohet se moti do të ketë një përmirësim të motit nga sot dhe nesër, megjithëse do të ketë ende disa fusha të vazhdueshme shqetësuese,” tha Ryan Kittell nga NWS për agjencinë e lajmeve AFP.
Paralajmërimet për zjarrin mbeten kritike me disa pjesë të Kalifornisë jugore që vazhdojnë të shohin një rrezik të lartë pavarësisht nga dobësimi i erërave dhe lagështia në rritje, ka thënë kështu parashikuesi i motit në BBC, Paul Goddard.
Ndërkaq, gjatë javës së ardhshme nuk parashikohen reshje shiu në Kaliforni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
- Zjarret djegin lagje të tëra në Kaliforni, përfshirë zonën VIP: Si shfaqet situata