English

Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas vdekjes së parë nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me epideminë e Koronavirusit në këtë shtet, ku deri tani janë konfirmuar 53 raste.

- Advertisement -

“Dua të bëj me dije se me 53 raste të konfirmuara nuk kemi të bëjmë më me një rast të izoluar në shtetin tonë. Kjo tashmë është një barrë dhe përgjegjësi për shtetin”, është shprehur z. Newsom.

Gjatë së mërkurës, autoritetet shëndetësore njoftuan vdekjen e parë në Kaliforni nga virusi, në kontenë Pllejsër, në afërsi të Sakramentos. Bëhet fjalë për vdekjen e parë jashtë shtetit të Uashingtonit, ku 10 persona kanë vdekur nga virusi, i transmetuar nga njeriu tek njeriu.

“Zemra jonë është me këtë individ. Sikurse e dini, vetëm në orët e fundit në kontenë Pllejsër një person ndërroi jetë. Ndërkohë, numri i të infektuarve në Kaliforni është 53”, tha guvernatori i Kalifornisë.

Personi që vdiq kishte probleme të theksuara shëndetësore dhe ka gjasa të jetë ekspozuar ndaj virusit në një anije turistike që ka udhëtuar mes San Franciskos dhe Meksikës muajin e kaluar.

E njëjta anije, pasi është kthyer nga ishujt Hauai, aktualisht po mbahet nën kontroll në brigjet e Kalifornisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?