Filip Talo është thirrur paraditen e së hënës në Prokurori, në kuadër të kallëzimit që ka bërë 2 vjet më parë ish-presidenti Ilir Meta, ndaj Autoritetit te Dosjeve.
Lidhur me këtë çështje u vendos mosfillim procedimi, por ky vendim u prish nga Gjykata. Gjykata pati lënë detyrë të pyetet ndër të tjerë Filip Talo sipas kërkesës së Ilir Metës.
Meta bëri kallëzim ndaj Autoritetit të Dosjeve më 6 shtator 2022, pas akuzave dhe dyshimeve se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Talo, shok fakulteti me ish-presidentin e republikës, Ilir Meta u lakua personi që u spiunua nga ky i fundit teksa tentonte të arratisej para viteve ‘90.
Vetë Talo ka mohuar të ketë qenë ish-presidenti Meta personi që e spiunoi. Po ashtu, Meta në atë kohë e cilësoi të gjithën një lojë politike.
Por Autoriteti i Dosjeve në shkresën drejtuar kuvendit, ku kërkonte ndryshimin e ligjit, thoshte se për presidentin janë gjetur materiale në dosjet e ish-Sigurimit, që mund t’i kushtojnë certifikatën e pastërtisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Punoi në drejtorinë e LSI| Kush është Filip Talo, personazhi kyç i dosjes I.M
- Çështja I.M, Filip Talos i vihet në dispozicion materiali kush e spiunoi