English

Kalojnë nga Greqia në Shqipëri një pjesë e emigrantëve, që mbetën të bllokuar në pikat kufitare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një pjesë e qytetarëve të mbetur në Kapshticë prej më shumë se 10 orësh janë lejuar të kalojnë në tokën shqiptare. Drejtuesit e doganës së Kapshticës janë shprehur që kufirin do e kalojnë vetë ata persona që janë të autorizuar.

- Advertisement -

Burimet për Euronews Albania bëjnë me dije se situata ka marrë zgjidhje edhe në pikën tjetër të kalimit kufitar me Greqinë, atë të Kakavijës. Prej ditës së djeshme, Euronews Albania ka ndjekur shqetësimin e emigrantëve, të cilët për shkak të humbjes së punës në Greqi janë nisur për t’u kthyer në atdhe.

Por, ata hasën në pengesa pasi qeveria shqiptare ka vendosur që të mbyllë të gjithë kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë për t’u përballur me pandeminë globale të COVID-19. Gjithsesi, ditën e sotme, një pjesë e tyre janë lejuar të hyjnë në tokën shqiptare pasi janë pajisur me leje të posaçme nga konsullata shqiptare në shtetin grek.

Lexoni gjithashtu:

Autoritetet shqiptare i kërkojnë të kthehen pas emigrantëve të mbetur në pikën kufitare të Kakavijës

Shqiptarët e bllokuar në kufi me Greqinë, reagojnë Meta, Rama dhe Basha

 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?