English

Kampionët e Champions League thyhen në Madrid, shkëlqen talenti i Dortmund

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eriling Haland ishte njeri i mbrëmjes së parë të Champions League në fazën e 1/8-ve. Norvegjezi shënoi dy herë në suksesin 2-1 ndaj PSG, duke treguar dhe një herë tjetër se është një nga talentet më premtues.

- Advertisement -

Goli i Nejmar mban gjallë shpresat për një përmbysje tek skuadra francezë, që pas dy tre javësh do të kërkojë përmbysjen në Paris.

Në sfidën tjetër kampionët në fuqi të Liverpul u mundën në transfertën e Madridit me rezultatin 1-0. Realizimi i Saul në minutën e katërt u mjafton të besuarve të Diego Siemones, që të shkojnë në ndeshjen e kthimit të avantazhuar për kualifikim.

Ekipi i Jurgen Klop nuk arriti që të gjente asnjë hapësirë në mbrojtjen e spanjollëve, teksa nuk e goditi asnjëherë kuadratin e portës së Atletikos. 

Sfidat e kthimit të këtyre përballjeve do të luhen më datën 11 mars, ku do të përcaktohen dhe ekipet që do të avancojnë më tej.

Ndërkohë, sot në mbrëmje do të luhen dy përbllaje të tjera të fazës së 1/8 të Champions League. Bëhet fjalë për Atlantën që do të presë Valencian dhe duelin tjetër, Tottenham-Leipzig.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?