English

Kampionia e Bodybuilding, Orjela Trako e nisi për të mbajtur trupin në formë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sportistja nga Gjirokastra, Orjela Trako, tashmë është një emër i afirmuar në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të sportit të Natural Bodybuilding.

- Advertisement -

Falë vullnetit, stërvitjes intensive dhe dëshirës për sportin ajo është shpallur kampione e vendit, kampione e Ballkanit si dhe nënkampione e botës në kompetecionet e bobybuilding për femra.

Rrugëtimi sportiv i saj nisi përpara katër vitesh ndërsa Orjela stërvitej në palestër për të patur një fizik të bukur dhe të shëndetshëm.

“Në konsultim me një specialist të kësaj fushe më tha që unë kam predispozita për tu bërë një kampione dhe që prej atëherë unë nuk i jam ndarë këtij sporti”, tha Orjela Trako, kampione e Natural Bodybuilding.

Tashmë ajo ka provuar emocionet e garimit si në kampionatet e zhvilluara në Shqipëri ashtu edhe në eventet ndërkombëtare të këtij sporti.

“Është një sport shumë I vështirë por në garat ndërkombëtare ndjen një kënaqësi të jashtëzakonshme sepse gjatë gjithë kohës janë duke të vlerësuar, janë duke të komplimentuar për çfarë arritjesh mund të kesh, të falin ngrohtësi, mikpritje që është motivuese dhe nuk të bën të ndjesh asnjë lloj inferioriteti karshi tyre”, tha Trako.

Gjatë këtyre katër viteve Orjela gjithçka e ka arritur me forcat e veta ndërsa apelon për mbështetje nga shteti, aq më tepër kur falë rezultateve të saj në eventet ndërkombëtare flamuri shqiptar valëvitet në podiumin e kampionit.

“Ndryshe nga shtetet e tjera që funksionojnë me ekipe, me grupe, shoqërohen nga trajneri këto gjëra unë i kam patur të vështira që ti përmbush dhe kam qenë vetëm por ka qenë një ndjesi shumë e jashtëzakonshme që në Kampionatin e Bodybu Iding Natural në Olimpia, në Las Vegas të zhvilluar në Amerikë, unë kam ndjerë kënaqësinë më të madhe, kur midis flamurit të SHBA dhe atij të Britanisë së Madhe valëvitej edhe flamuri i Shqipërisë”, tha Orjela Trako.

Kampionia gjirokastrite ju sugjeron të rinjve që të merren me sport sepse në këtë mënyrë do të kenë një fizik të shëndetshëm duke bërë më të mirën për jetën e tyre.

“Larg veseve. larg gjërave të padobishme me një program që është totalisht I planifikuar kështu që do t’ju sugjeroja që nëse vërtet duan të bëjnë më të mirën për veten të merren me sport”, tha Trako.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?