English

Kanali i Stambollit, projekti që synon të realizohet mes shumë polemikave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kanali i Stambollit, synon krijimin e një rrugë të re për qarkullimin e anijeve mes detit Marmara dhe Detit të Zi. Qëllimi është ulja e trafikut detar, por kostoja e këtij projekti kalon çdo parashikim.

- Advertisement -

Një projekt që ka nxitur reagime të shumta, brenda dhe jashtë vendit. Ku partia kryesore opozitare CHP dhe kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Immmanoglu e konsiderojnë projektin si një çmenduri.

Por çfarë është kanali i Stambollit?

Ky kanal synon krijimin e një rruge artificiale midis detit Marmara dhe detit të Zi.

Projekti ka ngjallur reagime të shumta pro dhe kundër, sepse kostoja mjedisore prevalon atë ekonomike.

Ambjentalistët shprehen se krijimi i këtij kanali do të dëmtojë dukshëm florën dhe faunën e vendit ndërsa ekonomistët shprehen se kostoja e tij ekonomike nuk justifikon fitimet që mund të marrë vendi.

Projekti synon ri konceptimin total të jetës në një nga qytetet më të populluara në botë duke krijuar ura të reja mes pjesëve të ndryshme të qytetit dhe zvogëlimin e trafikut në Stamboll, por gjeologët kanë frikë se e vetmja gjë që do të rritet do të jetë numri i tërmeteve.

Kanali i Stambollit është ideuar në kohën e sultan Abdulazizit në shekullin e 19.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?