English

Kancelarja Angela Merkel vetizolohet pasi doktori që e vaksinoi rezulton pozitiv me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vetizoluar pasi u informua se një doktor që kishte takuar rezultoi pozitiv ndaj coronavirusit.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Merkel tha se kancelarja gjermane e cila është 65 vjeç, u informua rreth rezultatit të testit të mjekut pasi mbajti një konferencë për shtyp të dielën ku lajmëroi masat e reja që do të kufizonin përhapjen e virusit.

Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha se Merkel bërë një vaksinë parandaluese të infeksionit të pneumokokut të premten.

Siebert tha në një deklaratë se Merkel do të bëjë testet e zakonshme në ditët në vijim dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia për momentin.

Më herët Merkel i shprehu mirënjohje gjermanëve që po respektojnë rregullat e distancimit shoqëror, duke thënë se është e rëndësishme që të ruhet largësia 1.5 metra midis personave për të shmangur infektimin.

[instagram_feed=B-C5eTWoQfg]

 

Lexoni gjithashtu:

Mbi 300 mijë të prekur teksa coronavirusi vazhdon të përhapet

Placido Domingo infektohet nga coronavirusi COVID-19

Paris, tenori i njohur këndon himnin francez për fqinjët e izoluar

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?