Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të shtunë 3 pjesëtarë të familjes Selmani dhe dy shtetas të tjerë, pasi dyshohet se kanë kërcuanar për shkak të detyrës kreun e FSHF, Armand Duka.
Sa i takon tre anëtarëve të familjes Selmani, bëhet për fjalë presidentin e Klubit të Futbollit Iliria, Nazmi Selmani, 57 vjeç dhe dy djemtë e tij, Brajan Selmani, 20 vjeç dhe Santiago Selmani, 22 vjeç.
Këta të dy janë gjithashtu vëllezër të portierit të ekipit të Tiranës, Gentian Selmani.
Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë mosgrumbullimin në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut.
Bëhet me dije se presidenti i klubit të futbollit Iliria , Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij futbollistë të këtij ekipi, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, fillimisht kanë kërcënuar me ‘sms’ kreun e FSHF-së.
Pas kësaj, kanë shkuar në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë.
Pas denoncimit të Dukës, janë arrestuar shteasit e sipërpërmendur dhe janë proceduar penalisht djali tjetër i Nazmiut, Adolf Selmani dhe një shtetas tjetër.
Kreu i klubit të Ilirisë, Nazmi Selmani, i cili është edhe pronar i ‘Nord Park’ në Fushë-Krujë, ka deklaruar në polici se Armand Dukën e ka mik dhe e ka kërcënuar në gjaknxehtësi e sipër.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërcënuan kreun e FSHF, Armand Duka, arrestohen 5 shtetas, procedohen 2 të tjerë
- Palma fiton Futsal Champions League 2023-24! Armand Duka i jep trofeun kampionëve