Policia në Vaun e Dejës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin me armë zjarri.
“Ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat, dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë”, bëri me dije policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kamioni del nga rruga, plagoset 28-vjeçari në Shkodër
- Po i shisnin lëndën narkotike një malazezi, arrestohen nënë e bir në Shkodër