English

Kanosi bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë, arrestohet 54-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar, të identifikuar si Bashkim Domi, i cili ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.

- Advertisement -

Bëhet me dije se 54-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer veprimin. Familja ka lajmëruar policinë, e cila e ka arrestuar në flagrancë.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij  dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?