Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, si të përfshirë në një grup që merrej me gjobvënien e qytetarëve.
Operacioni i koduar “Xhamlliku”, u krye nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Sipas uniformave blu shtetasit L. K., 20 vjeç, si dhe dy persona të mitur, kanosnin persona të ndryshëm për dhënie pasurie, me shuma që shkonin deri në 1000 euro.
Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i tij u ndalua shtetasi L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €”, njofton policia.