Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar pasi kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë.
Në pranga u vu shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.
Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.
LEXONI GJITHASHTU:
- U arrestua teksa shpërndante ekstazi, djali i gazetarit fshihte në redaksi pajisjet
- Përndiqte prej 5 muajsh një grua dhe e kërcënonte me jetë, arrestohet 25-vjeçari