Transporti publik, vijon të mbetet një problematikë për qytetin e Vlorës. Prej disa kohësh në 65 stacionet e autobusëve nuk ka të afishuar orar se kur niset autobusi dhe as intinerari që ai përshkon.
Të shumtë janë turistët që frekuentojnë Vlorën që nuk kanë mundësi të orientohen me transportin publik për të shkuar në destinacionin përkatës, raporton gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj.
Ndërkohë qytetarët shprehen se presin me orë të tëra autobusin, ndërsa kërkojnë afishim të orarit.
“Presim por nuk ka orar të saktë, vijnë me një orë vonesë,”
‘Kam gjysmë ore që pres. Më thanë vjen në orën 12,”
“Autobusët vijnë sipas qejfit. Duhet të jetë i afishuar orari”- shprehen qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU: