Hakerimi i sistemit TIMS nga hakerat iranianë ka shkaktuar kaos në portet dhe doganat e vendit.
Gazetarja Ebrieta Maçaj raportoi nga porti i Vlorës se aty ka radhë dhe fluks pasagjerësh, pasi procedura e hyrje daljeve po bëhet manualisht me regjistra. Qytetarët po presin me orë të tëra në radhë në këtë port.
Ndërkohë, e njëjta situatë është në pikat kufitare në juglindje të vendit.
Gazetari Xhensil Shkëmbi raportoi nga Korça se në 3 pikat kufitare që ndodhen në këtë qark, procedurat e hyrje daljeve po kryen manualisht.
Në të trija pikat kufitare është krijuar radhë dhe trafik mjetesh, ndërsa janë shtuar dhe punonjësit që po bëjnë regjistrimet e personave që futen dhe dalin nga Shqipëria.
Situata është më problematike në pikën Kufitare të Kapshticës.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Floida Kërpaçi: Siguria kombëtare e Shqipërisë është shumë e cenuar
- Sistemi TIMS jashtë funksionit, në Kakavijë dhe Kapshticë po punohet me regjistra
- Çfarë ndodhë nëse sistemi TIMS nuk funksionon?