English

Kapen 1.3 tonë kokainë në RMV, kamioni me drogë ka udhëtuar përmes Shqipërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një sasi kokaine prej 1.3  tonësh është sekuestruar pasditen e djeshme në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit me banane, ndërsa ai ka kaluar edhe në Shqipëri me leje dhe nën monitorimin e SPAK-ut, për të kuptuar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare.

 Kokaina fillimisht është nisur nga Amerika Latine me kamion bananesh dhe ka zhvilluar itinerarin Itali-Mali i Zi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe kishte destinacion final qytetin port Koper, në Slloveni.

Autoritetet maqedonase të ndihmuara edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë skemën e trafikut, por edhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë në këtë rrjet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?