Kapet 180 mln euro kokainë në Spanjë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi prej 4500 kilogramë kokainë të fshehur në një anije mallrash, të quajtur ‘Blume’ dhe që mbante flamurin e Togos. Gjatë operacionit u arrestuan 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes, mes të cilëve dhe 2 shqiptarë.

Mediat spanjolle raportojnë se 13 personat e tjerë janë me kombësi pakistaneze.

Operacioni nisi si rezultat i një bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar, pas informacioneve të grumbulluara për përfshirjen e anijes në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të lëndëve narkotike.

- Advertisement -

Si pasojë e kësaj, Zëvendës Drejtoria e Mbikëqyrjes Doganore e Tatimore në Spanjë vendosi pajisjen aeronavale dhe dërgoi anijen e saj ‘Fulmar’ për të lokalizuar dhe kontrolluar anijen e mallrave gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Nga kqyrja, u vu re se se anije po transportonte 200 tonë kafe si mall të deklaruar, shumë më pak se kapaciteti i ngarkesës së saj, gjë që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve përgjegjës për operacionin.

Pas kontrollit të anijes u konstatua prania e sasisë së madhe të lëndës narkotike, duke bërë dhe arrestimin e 15 anëtarëve të ekuipzahit.

Mësohet se anija ishte nisur nga porti i Santos, Brazil më 20 dhjetor, destinacioni i saj ishte Riga, Letoni dhe droga kapte një  vlerë prej 180 mln euro.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në arë 74-vjeçari në Kuçovë

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat. Trupi i tij u gjet pa...

Reagon PDK: Kurti po rrezikon raportet me SHBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen

Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës i cili është shprehur se do të mbështesë deri në  fund kryekomunarët e rinj në veri ka reaguar...

Paralajmërimi për protesta, Krrashi: Çfarë duhet të bënte opozita para zgjedhjeve

Lavdrim Krrashi ka komentuar paralajmërimin e opozitës për nisjen e protestave pas humbjes në zgjedhjet lokale që u fituan nga PS. Në një intervistë për...

TË FUNDIT

Analisti i drejtohet ashpër deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti Alban Daci ka kritikuar në sy deputeten e PD-së Ilda Dhori, duke thënë me nota të larta ironie se ajo nuk e di...

Kurti s’tërhiqet: Përballë kemi ekstremistë, kryetarët në veri kanë mbështetjen tonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër pjesmarrjes së ulët në zgjedhje për shkak të bojkotit...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×