English

Kapet lënda e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve në Vlorë, 6 në pranga

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pas sekuestrimit të një sasie mbetjesh të rrezikshme, Prokuroria e Vlorës ka vendosur bllokimin e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë deri në përfundim të hetimeve. Në terren po kryhen inspektimet në lidhje me mbetjet e amiantit.

- Advertisement -

Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës për këtë ngjarje, mes tyre Festim Tafa, kapiteni i tragetit ku u gjet lënda e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, si dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Cuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte.  

Të arrestuarit dyshohen për “Kontrabandë me mallra të ndaluara”,  ndërsa pritet që hetimet do të zbulojnë me tej nëse ka patur raste të mëparshme që sasi të tjera me mbetje të rrezikshme dhe cilët janë personat përgjegjës.

“Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit. Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë. Vihen në pranga 6 persona përgjegjës. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?