English

Kapet me mbi 8 kg kanabis në makinë, arrestohet 56-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjecar teksa po transportonte me makinë mbi 8 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

- Advertisement -

Në kuadër të operacionit të koduar Transportuesi u vu në pranga shtetasit T. Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin”, bëri me dije policia.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?