Këto janë pamjet kur policia nacionale e Spanjës arreston në Madrid Hektor Ndokën. 33-vjeçari, foton e së cilit e ka siguruar Euronews Albania ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare si një nga planifikuesit e vrasjes së Preng Palucës.
Sipas mediave spanjolle, gjatë prangosjes Ndokës iu gjetën dhe 3 armë zjarri e municion luftarak. Ai u shpall në kërkim më 8 dhjetor të vitit 2021 nga drejtoria vendore e policisë Lezhë së bashku me Edmir Vlashin, i cili vijon të jetë në arrati.
Të dy këta persona dyshohet se kishin planifikuar vrasjen e Preng Palucës në Tiranë, ngjarje kjo që nuk u finalizua. Dyshohet se motiv i tentativës ishte një konflikt për prishje të pazareve të drogës, jashtë vendit.
Në atë kohë policia sekuestroi mina me telekomandë, automatikë, kallashnikovë e municione të shumta luftarake. Hektor Ndoka pritet të ekstradohet në Shqipëri, ndërsa referuar mediave spanjolle policia ka vënë në pranga dhe një tjetër shqiptar me precedent të theksuar kriminal, emri i të cilit nuk bëhet me dije. Sipas autoriteteve spanjolle edhe këtij shtetasi i janë gjetur 3 armë automatikë dhe eksplozivë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet 26-vjeçarja në Tiranë, iu gjet heroinë në banesë
- I morën 5 mijë m2 tokë një personi, arrestohet ish juristi i hipotekës e 2 të tjerë