English

Kapiten Baçi rrëfen për kapjen e peshkaqenit “Derr”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sherif Durmishaj ose i njohur ndryshe si kapiten Baçi ka folur sot në Euronews Albania në programin “People” të Flori Gjinit, mbi rastin e veçantë ku në rrjetat e një peshkatari në Vlorë ka rënë një peshkaqen ”Derr”.

- Advertisement -

Kapiten Baçi rrëfen se peshkatari Viktor Koçaj kishte kapur këtë peshkaqen dhe ja kishte sjellë duke i thënë se nuk kishte parë ndonjëherë si ky lloj.

“Peshkaqeni kishte rënë në rrjetë dhe fatmirësisht ishte gjallë dhe peshkatari Koçaj e kishte futur në një kovë me ujë. Pasi e pashë kontaktova me specialistët dhe një shoqatë kroato-boshnjake që merret më specjet, konkretisht me peshkaqenët. Pasi e verifikuan, ata më thanë që ky hyn te peshkaqenët “Derr” por është shumë i rrallë dhe i veçantë”, thotë kapiten Baçi.

Kujtojmë se një nga speciet e rralla të peshkaqenit “Derr” ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Pashalimanit. Sipas specialistëve, kjo specie është e rrallë, gjendet në thellësi mbi 300 m dhe ushqehet kryesisht me vezët e peshkaqenëve. Kjo specie është në mbrojtje dhe peshkatarët e Radhimës e kanë lëshuar sërish në det.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?