English

Kapja e mbi 1 milion euro drogë në Lyon, lihen në burg “kokat e grupit” në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për tre shqiptarët e arrestuar brenda territorit të vendit në kuadër të operacionit të ndërmarrë së bashku me homologët francezë.

- Advertisement -

Gjatë operacionit të prokurorisë së Lyon-it në bashkëpunim me SPAK-un, u godit një grup i trafikut të lëndëve narkotike në Francë, i cili drejtohej nga shqiptarët.

Sipas dosjes hetimore, procedimi ka nisur gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022 ndërsa u konstatua rrjeti i shperndarjes së drogërave të forta. Në organizatë u zbuluan 19 persona mes të cilëve, Redian Doda, Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku që janë venë në pranga në Shqipëri. Gjithashtu SPAK thotë se është faktuar se çdo ditë në mënyrë të rregullt lënda narkotike shpërndahej në Lyon të Francës. Për hetime të plota autoritetet franceze kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e SPAK, duke vepruar kështu në mënyrë paralele në të dy shtetet. Prokuroria e Posaçme bëri me dije të martën se gjatë operacionit u sekuestruan 20 mijë euro në llogari bankare, 34 mijë euro cash dhe 15 automjete.

Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë hetimeve theksohet se tejkalon shumën prej 1 milion eurosh ndërsa në operacion morën pjesë edhe Eurojust, Europol, dhe Xhandarmëria Franceze.

Kjo është skuadra e dyte Hetimore e Perbashket me Francen që finalizon një operacion pas asaj që goditi një rrjet të trafikimit të sendeve të vjedhura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?