“The Telegraph” e ka vlerësuar bregdetin shqiptar si “Karaibet e Europës”, vetëm se sipas revistës britanike çmimet janë më të lira.
“Me ujërat e tij të kristalta, rërën e bardhë dhe palmat e importuara, qyteti bregdetar shqiptar i Ksamilit ofron një version buxhetor të tropikëve”,-shkruan The Telegraph.
Në shkrimin e postuar nga prestigjiozja britanike, flitet për qetësinë dhe sigurinë që gjen në brigjet shqiptare si dhe për sitet arkeologjike si edhe për kuzhinën speciale.
Kryeministri Rama ka ndarë në faqen e tij në Facebook shkrimin e “The Telegraph”.
“Gjigandi britanik ka shkruar për Shqipërinë duke i orientuar në këtë fillim sezoni veror britanikët ”e uritur” për diell drejt rrezeve të rivierës shqiptare bashkë me historinë e kalasë së Gjirokastrës, magjinë e Butrintit dhe një dolli me shijen e pagabueshme të rakisë shqiptare”,-ka shkruar ai në postimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Silleni vulën në seli!” Vjen reagimi i parë i grupit Berisha, status i Edith Harxhi
- Shtohen të moshuarit në Shqipëri, 1 në 3 prej tyre, nevojë për kujdes afatgjatë