Ndërsa provinca Hubei në Kinë është ende duke u përballur me coronavirus, një kompani në Shangai ka nisur të ndërtojnë dhoma karantinë përmes teknologjisë 3D. Deri më tani janë ndërtuar 15 dhoma të tilla dhe i janë dhuruar një spitali në provincën kineze. E të gjitha këto karantina janë tashmë në përdorim.
Secila dhomë është 10 metra katrorë, mjaftueshëm për dy krevate. Ata plotësojnë standardet e kërkuara për ruajtjen dhe izolimin e nxehtësisë, dhe janë krijuar për t’i bërë ballë erërave të forta dhe madje edhe tërmeteve. Kompania thotë se ato janë të lehta dhe nuk kushtojnë shumë për t;u ndërtuar.
“Një dhomë karantinë mund të printohet në 2 orë dhe vetëm një makinë mund të prodhojë 15 dhoma” shprehen projektuesit duke shtuar se materialet e ndërtimit janë të lira. “Ne përdorim materiale të riciklueshme duke përfshirë rërën dhe mbetjet e ndërtimit. Është mirë edhe për mjedisin. Kur bëhet fjalë për sigurinë, strukturat janë të paktën dy herë më të forta se ndërtimi me betoni,” nënvizuan projektuesit.
Lehtësisht të lëvizshme dhe të thjeshta për tu vendosur, dhomat e printuara e 3D mund të përdoren sapo lidhen me energjinë elektrike. Ato janë të lehta për t’u dezinfektuar dhe mund të ripërdoren kur mbaron epidemia. Teknologjia 3D po përdoret gjithashtu për struktura të tjera duke përfshirë objektet bujqësore, parqet industriale .Sipas Shoqatës së Inxhinierisë Mekanike Kineze, vlera e tregut të teknologjisë së printuar 3D në Kinë do të arrijë në 10 miliardë dollarë amerikanë në 2023.