‘Kartoni i verdhë i lidhur me mafian shqiptare’, Granit Xhaka nën hetim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka qënë kryefjala e shumë prej mediave britanike. ‘Kartoni i Verdhë i Granit Xhakës i lidhur me mafian, policia po heton’ ishte kryeartikulli i një prej mediave.

Sipas të përditshmes DailyMail, futbollisti i Arsenalit dyshohet se mund të jetë i përfshirë në mafien shqiptare, bashkë me një ish-futbollist profesionist.

Hetuesit po shqyrtojnë rastin kur gjatë muajit qershor në ndeshjen Arsenal-Leeds, 29-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë, për të cilin dyshohet se e mori qëllimisht.

- Advertisement -

Dy muaj më parë, Federata Angleze iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Krimeve që të shqyrtonte rastin e Xhakës.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare qëndroi mbi topin për rreth 20 sekonda para se të ndëshkohej dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se një shumë prej 250 000 stërlinash është fituar për këtë karton të verdhë të marrë nga ai.

Hetimi i Federatës Angleze përfshiu disa raste të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të fitores 4-1 të Arsenalit.  Ende skuadra e Arsenal nuk ka dhënë detaje për çështjen e cila është nën hetim.

Sipas Sportsmail, hetuesit kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara me ligj në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

Hetimi shqyrton gjithashtu pretendimet se Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, bëri shuma të mëdha duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.

Daily Mail, në artikull kujton dhe gjobën që fotbollisti shqiptar mori në vitin 2018 në një ndeshje të Kupës së Botës. Teksa luante për skuadrën e Zvicrës, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar, duke u gjobitur më pas nga FIFA.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Opozita serbe i del në krah Kosovës, akuza të forta për Vuçiç

Politikani serb, Nikola Sanduloviç deklaroi për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës ishte një...

Aksident i rëndë në Itali, autobusi bie nga mbikalimi, të paktën 21 të vdekur

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mbrëmjen e së hënës në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me pasagjerë doli nga...

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka nisur tërheqjen e trupave nga kufiri me Kosovën

Serbia ka filluar t’i tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, tha të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby. “Qëkur...

TË FUNDIT

Dhunohet me sende të forta pronari i një portali në Tiranë

Një person është dhunuar me mjete të forta në Tiranë mbrëmjen e së martës. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bardhok Biba", ku...

Mbrojtja e medias, Parlamenti Evropian miraton Aktin për Lirinë e Shtypit

Ligjvënësit në Parlamentin Evropian bënë thirrje për rregulla më të forta për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe gazetarëve. I ashtuquajturi Akti për Lirinë e...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×