Ka nisur rinumërimi i votave të 14 majit këtë të martë në Belsh. Gazetarja e Euronews Albania ishte në KAS, ku dy orë pas nisjes së procesit u numëruan 29 kuti, nga 40 në total.
“Deri më tani diferenca mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ është 48 vota në favor të kandidatit socialist, Arif Tafani, i cili u shpall dhe fitues në zgjedhjet e 14 majit sa i takon bashkisë së Belshit,” – raportoi Shehu.
Të njëjtin proces e mbylli dje dhe Rrogozhina ku pavarësisht se rezultati u ngushtua mes kandidatëve, fitorja i ngeli socialistëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Caktoi fituesin në zgjedhje, KAS merr vendimin për kutinë e burgut të Rrogozhinës
- Përfundon rinumërimi në Rrogozhinë, ngushtohet rezultati