Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, është shprehur se në Shqipëri nëse nuk je i lidhur me patronazhistin e lagjes apo përfaqësuesin e administratës shtetërore, nuk ke sukses.
Komentet Kasmi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku komentoi konkluzionin e Raportit të BERZH.
Kasmi tha se pjesa e ndërhyrjes së politikës (nënkupron mazhorancën) në sektorin privat, apo edhe në institucionet e pavarura tani po bëhet hapur dhe nëse nuk luftohet, sipas saj ajo mund të kthehet në pjesë të kulturës tonë.
“Një nga më të vërtetat që në përjetojmë dhe jo vetëm biznesi që të jetë i suksesshëm duhet të jetë i lidhur me politikën, por çdo lloj eksperti, avokati, dyqani lagjeje, nëse nuk është i lidhur me patronazhistin e lagjes, nëse nuk është i lidhur me një nga përfaqësuesit e administratës shtetërore, dështon, falimenton në mënyrë absolute.
Këtë e thamë edhe te raporti i mëparshëm, i cili ka thënë se ndikimi i politikës në prokurori, polici, gjyqësor, bën që të mos luftohet korrupsioni. Kjo pjesë e ndërhyrjeve të politikës është bërë kaq haptazi dhe e pranueshme tani… Nëse ne si qytetarë nuk do reagojmë në kohën e duhur, edhe kjo do të bëhet pjesë e kulturës, ashtu sikurse korrupsioni”, tha Kasmi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokatja e re e Berishës, i biri i tij nxjerr fotot: Patronazhiste e Ramës
- Ish-deputeti: Më kanë thënë patronazhistët, Belind këlliçi nuk e fiton Tiranën