English

Shefi i restaurimeve paralajmëron: Katedralja e Notre Damit nuk ka “shpëtuar” ende

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Notre Dami i Parisit nuk ka shpëtuar ende, ka paralajmëruar të dielën gjenerali ushtarak që po mbikëqyr restaurimin e katedrales pas zjarrit shkatërrimtar të 15 prillit.

- Advertisement -

Gjenerali Jean-Louis Georgelin tha se Notre Dami është akoma “në gjendje rreziku”.

“Notre Dami nuk ka shpëtuar” tha ai në një televizion francez. “Ka ende një hap të rëndësishëm për tu marrë, heqja e skelave që ishin vendosur përreth majës së katedrales”.

Skelat qenë vendosur gjatë kohës kur po kryheshin rinovime përpara se të binte zjarri dhe do të hiqen në mes të vitit 2020, për t’i hapur rrugë rindërtimit të katedrales.   

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se dëshiron që punimet për rindërtimin e katedrales të përfundojnë në 2024-n për Lojërat Olimpike verore që do të mbahen në Paris. Ekspertët thonë se afati kohor nuk është realist.

Tulla e parë e Notre Damit është shtruar në vitin 1163. Çatia u shtua më pas në 1859-n dhe pas zjarrit shkatërrimtar Macron shpalli një konkurs arkitekture ndërkombëtar për të ndërtuar çatinë e re.

Georgelin ka thënë se konkursi do të zhvillohet vitin e ardhshëm por nuk ka përjashtuar mundësinë e rindërtimit të çatisë në gjendjen e mëparshme.

 

Për herë të parë pas 200 vjetësh, mesha e Krishtlindjeve nuk të mbahet në katedralen Notre Dame

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?