English

Katër punonjës së policisë vriten nga një koleg i tyre në Paris

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më tre tetor, punonjësi i policisë Mikael Harpon vrau me thikë tre oficerë dhe një zyrtar të administratës përpara se të qëllohej për vdekje nga një agjent roje. Sulmi ngriti dyshime mbi faktin se si policia nuk kishte vënë re shenjat e radikalizijmit të agresorit në vitet e fundit.

- Advertisement -

Agjentët francezë kanë arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen e katër punonjësve të policisë nga një kolegu i tyre. Sipas raportimeve të mediave franceze, arrestimet janë kryer mëngjesin e së hënës në periferitë veriore të Parisit.

Një nga personat e arrestuar është një imam me zyrë në xhaminë e qytetit Gones, tek e cila Harpon rrekej rregullisht. Imami ndodhet në listën e autoriteteve franceze të personave që përbëjnë rrezik për sigurinë, ka bërë të ditur një burim zyrtar për agjencinë e lajmeve “AFP”. Të premten, kryebashkiaku i qytetit Gones njoftoi se shoqata myslimane që kishte punësuar imamin e kishte shkarkuar atë.

Harpon, i lindur në ishullin francez Martinik, kishte punuar në drejtorinë e policisë së Parisit si specialist i elektronikës dhe ishte konvertuar në mysliman rreth 10 vjet më parë. Hetuesit kanë deklaruar se ai ka qenë në kontakt me mbështetës të Salafizmit, që është dega ultra-konservatore e islamikëve sunitë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×