English

Katër sëmundjet më të zakonshme që rëndohen nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pacientët e prekur nga disa sëmundje ekzistuese, e kanë më të vështirë trajtimin e COVID-19.

- Advertisement -

Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve ka bërë të ditur katër sëmundjet kryesore që kur janë ekzistuese te pacienti, ndërlikohen shumë nga coronavirusi.

1: Sëmundjet e zemrës. Coronavirusi ka aftësinë që ta dobësojë edhe më shumë një zemër që ka probleme që më përpara, duke e sforcuar në maksimum.

2: Sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Për shkak se COVID-19 sulmon mushkëritë dhe shkakton pneumoni, njerëzit që kanë probleme me mushkëritë duhet të bëjnë më shumë kujdes se të tjerët.

3: Diabeti. NJerëzit me diabet e kanë sistemin imunitar të dobësuar tashmë, ndaj trupi e ka më të vështirë që të luftojë coronavirusin.

4: Depresioni. Distancimi shoqëror mund të jetë i vështirë për disa njerëz e mund të shkaktojë ankth e depresion, kushte të cilat e favorizojnë përkeqësimin e shëndetit nga COVID-19.

Ndërkohë që në Shqipëri ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, coronavirusi COVID-19 ka vazhduar të përhapet me ritëm po të shpejtë nëpër botë.

Deri tani janë identifikuar 335.000 persona të infektuar në të gjithë botën, dhe 14.600 kanë vdekur.

Italia ka tashmë rreth 59.000 të infektuar dhe 5476 të vdekur. Irani mbetet një nga vendet më të prekur, me 21.600 persona të infektuar dhe 129 të vdekur vetëm të dielën, që e çojnë totalin në 1685.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?