English

Katër të vrarë, 28 të plagosur nga një sulm rus me raketë në Odesa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një sulm vdekjeprurës rus me raketa të hënën në portin e Odesës në Detin e Zi, shkaktoi vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e të paktën 28 të tjerëve, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

- Advertisement -

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, zoti Kiper tha se një nga fëmijët e plagosur është një djalë 12-vjeçar dhe se goditja dëmtoi disa shtëpi dhe i vuri flakën një ndërtese të madhe që ai tha se ishte një akademi.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përcolli ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit nga sulmi dhe tha se ata që u plagosën po marrin kujdes mjekësor.

Ai përsëriti thirrjen për dërgimin urgjent të armëve nga aleatët.

“Ndihma e shpejtë dhe mbrojtja e jetëve janë ato që na bëjnë të gjithëve në Ukrainë që të vazhdojmë qëndresën,” tha ai.

Gjatë vizitës në Kiev, zoti Stoltenberg tha se aleatët “po punojnë me intensitet për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës”. Zoti Stoltenberg tha në një konferencë shtypi me zotin Zelenskyy, se pavarësisht humbjeve të Ukrainës, nuk është “shumë vonë” që vendi të fitojë luftën kundër Rusisë, nëse merr me shpejtësi armët.

Ai kritikoi vonesën disamujore në ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, duke shtuar se vonesa të tilla kishin “pasoja serioze në fushën e betejës”.

Shefi i NATO-s pranoi se edhe vendet e tjera anëtare të aleancës nuk kanë arritur të përmbushin në kohën e duhur atë që i premtuan Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?