English

KE mban të martën mbledhjen e parë për 2020, diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E marta do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar në Bruksel, me një sëre aktivitetesh në agjendë.  Në këtë ditë do të zhvillohet Këshilli i parë për këtë vit i Ministrave të BE-së për çështjet e përgjithshme, në të cilin Presidenca kroate do të paraqesë përparësitë për gjashtë muajt e ardhshëm në krye të Unionit.

- Advertisement -

Zgjerimi dhe ambicia e kroatëve për dritën e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në këshillin e marsit do të jetë një prej temave që do të shpalosen nën kapitullin Një Evropë më e fortë në botë. Plani i deritanishëm është arritja e një ekuilibri për të bindur vendet dyshuese me metodologjinë e re, duke shtuar vlerësimin e ecurisë së reformave deri sot, pas propozimeve dhe raportit të ndërmjetëm në muajin shkurt nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu të martën në Bruksel do të jetë në një vizitë zyrtare edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të pritet në një darkë pune nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Temat e pritshme të diskutimit do të jenë Konferenca e donatorëve e 17 shkurtit dhe ecuria e procesit të zgjerimit.

Kryetarët e parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të mblidhen po në atë ditë për të diskutuar perspektivat evropiane për Ballkanin Perëndimor. Atyre do tu bashkohet edhe kryetari i Parlamentit të Kroacisë, vendi që aktualisht mban Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.

Në një postim në tëitter Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli  ka bërë me dije se në takim do të flitet për çështjen e zgjrerimit. dhe se Parlamenti Evropian mbështet në mënyrë të palëkundur perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor. Pas mos celjes së negociatave vitin e shkuar, ne do të shtyjmë më fort për të arritur progres, shkruan Sassoli, duke shtuar se parlamentet janë ato që luajnë edhe rolin kyç në këtë drejtim.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?