English

“Ke njohuri të cekëta”- Rrëzohet mocioni për gazetarët, Zhupa debat me Nikollën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me debate mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me rendin e ditës.

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa, parashtroi kërkesën e opozitës për  mocion me debat për sulmet nga gazetarëve.

Kërkesa e saj u rrëzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila tha se kjo kërkesë nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk lidhet me punën e Këshillit të Ministrave.

“Kërkesa juaj konstatohet që nuk lidhet me çështje të veçanta që nuk lidhjen me punët e këshillit të ministrave. Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër, deputetja Zhupa iu përgjigj kryeparlamentares se ka njohuri të cekëta dhe neni duhet lexuar në tërësi dhe mocione me debat janë mbajtur dhe për ukrainën dhe Srebrenicën, të cilat gjithashtu nuk kanë lidhje me Këshillin e Ministrave.

“Njohuritë e tyre janë të cekëta. Duhet të konsultoheni me ekspertët. Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave? Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave.

Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër.

Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese.
Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme”, tha Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?