Në qytetin e Këlcyrës mesditën e sotme është regjistruar një aksident ndërsa një këmbësor i moshuar është përplasur nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit ndërsa i moshuari tentoi të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Sipas policisë lokale shtetasi M. S, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin F. V., 81 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston 2 drejtuesit e mjeteve
- Nisin shoqërimet në polici pas protestës së opozitës ku u bllokuan disa akse rrugore