English

Keni probleme me shtyrjen e pagesës së kredisë? Rama publikon udhëzimin që pritet t’u japë zgjidhje ankesave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” shërbimin e ri të Bankës së Shqipërisë, e cila ka për qëllim t’iu dalë në ndihmë qytetarëve që hasin probleme me shtyrjen tremujore të detyrimeve dhe pagesave të kredive.

- Advertisement -

Banka qendrore ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen zyrtare, ku synon të ndihmojë çdo qytetar që has probleme të tilla. Më tej, banka jep udhëzime përkatëse se si duhet të veprojnë qytetarët që kanë kredi dhe që duan shtyrjen me tre muaj të pagesave të tyre. 

“Për të gjithë ata që hasin probleme me bankat për shtyrjen tremujore të detyrimeve nga kreditë, banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e vet: Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse.Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë. Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:?[email protected]. Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me bankën qendrore diskutuan gjerësisht për të ndihmuar qytetarët, të cilët për shkak të pandemisë globale të COVID-19, humbën punën e tyre. Shtyrja e pagesës së kësteve të kredive me tre muaj  është parë si zgjidhja më e mirë për familjet, që nuk kanë mundësi të paguajnë detyrimet në këtë kohë pandemie.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?