English

Kërcënimi nga ekstremi i djathtë është shumë i lartë, thotë ministri i Brendshëm gjerman

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të premten, është shtuar prezenca e forcave  të rendit përreth xhamive në mbarë Gjermaninë teksa qindra besimtarë ishin të pranishëm gjatë orës së faljes në Hanau, qytetin ku të mërkurën në mbrëmje humbën jetën 9 persona.

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer tha se është shtuar mbikëqyrja në vendet e cilësuara si me ndjeshmëri të lartë, duke përfshirë dhe xhamitë, me një prezencë më të lartë të policisë në qendrat e transportit dhe pikat kufitare.  

“Rreziku që na kanoset deri më tani nga ekstremi i djathtë, antisemitizmi dhe racizmi është shumë i lartë”, tha Seehofer para gazetarëve.

Kjo vjen pasi Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani kërkoi prezencë më të madhe të forcave të rendit në vendet ku ata falen.

Të mërkurën në mbrëmje, një 43-vjeçar ka hapur zjarr ndaj 9 personave duke i lënë të vdekur në dy shishabare të ndryshme.

Zyrtarët kanë konfirmuar gjithashtu se në nëntor kishin marrë një letër nga i dyshuari ku ai kërkonte me ngulm që të ndalnin mbikëqyrjen ndaj tij, por asokohe prokurorëve nuk iu duk sikur letra përbënte rrezik.

Mijëra persona në mbarë Gjermaninë u mblodhën në rreth 50 qytete të ndryshme të enjten në mbrëmje në shenjë homazhi për viktimat.

Helm në shoqërinë gjermane

Autoritetet besojnë se i dyshuari ishte motivuar nga ideologji të së djathtës ekstreme për vrasjen. Ata zbuluan se më parë ai kishte bërë thirrje për “shfarosjen totale” të “shumë racave dhe kulturave në mesin tonë”.

Sulmuesi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Një trup tjetër u gjet në banesë, e cila besohet se ështa nëna 72-vjeçare e të tij.

Kancelarja Angela Merkel tha se sulmi tregonte helmin e racizmit në shoqërinë gjermane dhe bëri thirrje që të ngrihen kundër atyre që synojnë ta përçajnë vendin.  

“Ka shumë faktorë që tregojnë se sulmuesi ka vepruar si pasojë e motiveve të së djathtës ekstreme”,  tha ajo. “Nga urrejtja e prejardhjes të së tjerëve, feve të tjera apo pamjes së ndryshme”.

Sulmet ndodhën vetëm disa minuta njëra pas tjetrës, vonë gjatë së mërkurës në mbrëmje në dy lagje të ndryshme në Hanau, një qytet pranë Frankfurtit, në Gjermaninë qendrore.

Autoritetet turke kanë raportuar që në mesin e viktimave ishin dhe 5 shtetas nga Turqia. Presidenti Erdogan i ka kërkuar Gjermanisë që ta zbardhë sa më parë detajet e kësaj ngjarje.

 

Lajme të ngjashme: Hanau, kritika partisë së ekstremit të djathtë pas shpërndarjes të manifestit të masakrës

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?