Ka shkuar në 81 numri i viktimave të shkaktuar nga virusi korona, ndërsa 3000 të tjerë raportohet të jenë prekur, me e vogla një bebe 9-muajshe. Ndërkohë, dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Hong-Kongut, Gabriel Leng, ka paralajmëruar se virusi mund të përhapet me shpejtësi, duke e kthyer kështu në një pandemi globale nëse autoritetet e shëndetit publik nuk vendosin masa te forta.
Nga ana tjetër, asistent profesorja e “Global Health Policy”, Kler Uenham deklaron se simptomat e virusit korona shfaqjen pas 14 ditësh nga momenti i kontaminimit, çka do të thotë se nuk jemi ne gjendje ta kuptonim paraprakisht.
“Duhet të dimë dy gjëra. E para, ky virus mund të ketë një periudhë inkubacioni 14 ditor. çka do të thotë se ke 14 ditë para se të vij ndjesia e sindromës së hedhjes. Pra, nëse duam të monitorojmë për shembull, aeroportet, nuk do të ishim në gjendje t’i kuptonim ata të prekur të cilët vijnë, por që ende nuk i kanë shfaqur simptomat. Unë e shoh të tillë, mund të ketë mekanizma shumë të kushtueshme, por që mbase nuk mund ta parandalojnë përhapjen e sëmundjes për të ardhur tek ne”, thotë ajo.
Sipas znj. Uenham, rruga që po ndjek Franca duke evakuuar të gjithë shtetasit e vet që jetojnë në Kinë e duke i vendosur në karantinë, nuk është rruga e duhur, përkundrazi është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.
“E dyta, shohim që Franca po evakuon shtetasit francezë për t’i kthyer ata në vendin e tyre. Kjo është ajo që duan disa njerëz, por duhet të ngremë një pyetje: a duan të gjithë të largohen? Cilat do të ishin pasojat ekonomike në bizneset e tyre, cili do të ishte impakti social dhe politik për ta? E më pas t’i vendosësh ata në karantinë për 14 ditë. Kjo është të shkelësh të drejtat e njeriut, nuk mund t’i futësh në karantinë në këtë mënyrë”, – thotë asistent profesorja e “Global Health Policy”.