Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Reshtan, të Suharekës një drejtor shkolle është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një grup personash.
Sipas njoftimit, ankuesi kishte thënë se ky kërcënim kishte ardhur sepse ai kishte larguar nga puna një mësuese, shkruan KosovaPress.
“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull Kosovar”, njofton policia.
Mësuesja Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës nuk do të mundet të ushtrojë më profesionin e mësueses pasi nuk lejohet të mbajë shami. Pak ditë më parë ajo është pushuar nga puna për shkak se është e mbuluar.
LEXONI GJITHASHTU: